Në Itali janë regjistruar sot 4,492 raste të reja, një shifër në rritje në krahasim me ditët që lamë pas, e mërkurë 3,491 raste, e martë 3,612 raste, e hënë 3,780 raste dhe të dielën 3,957 raste.
Numri i viktimave gjatë ditës së sotme ishte 662, duke shënuar një rënie nga dita e djeshme prej 683.
Në total janë 8,165 viktima. Hipoteza e Departmentit të Mbrojtjes Civile është se shtimi i rasteve pozitive gjatë të ditës së sotme vjen si akumulim i testimeve të mëparshme.
Vetëm në rajonin e Lombardisë, 34,889 persona kanë rezultuar pozitivë, duke shënuar gjatë ditës së sotme 2,543 raste, ndërsa regjistrohen 4,861 viktima nga ky rajon.
Në Breshia 1 mijë persona kanë humbur jetën.
Ndërkohë numri i personave të shëruar është 10,361, afërsisht një mijë më shumë se dje.