English

Itali, njësia speciale viziton pacientët shtëpi më shtëpi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Itali lufta kundër koronavirusit po shkon përtej spitaleve.

- Advertisement -

Njësi të specializuara mjekësh po vizitojnë pacientët shtëpi më shtëpi, duke u dhënë me praninë e tyre një garanci të infektuarve.

Në Bergamo, epiqendra e koronavirusit në vend, një njësi speciale doktorësh vizitojnë pacientët e infektuar me coronavirus në shtëpitë e tyre.

Ata duhet të veshin pajisje mbrojtëse dhe një prej tyre thotë se prania në shtë është një lloj garancie për familjet.

 “Kur vizitojmë pacientët fokusohemi tek ata dhe atyre u kalon paksa frika nga infketimi. Ne përpiqemi t’i qetësojmë ata. Familjarët dhe vetë pacientët gëzohen kur na shohin”, thotë Monica Pagani, doktoreshë nga Bergamo.

Niveli i vdekjeve në vend po bie me ngadalë dhe duket se kurba do të sheshohet, pasi ishte më i larti në nivel botëror.

Kryeministri Giuseppe Conte ka zgjatur ndërkohë kufizimet për disa javë, dhe ka deklaruar se nuk është i sigurt se kur do të lehtësojë masat.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?