Departamenti i mbrojtjes civile në përditësimin e situatës mbi coronavirus ka bërë me dije se numri i viktimave duke e çuar numrin total të viktimave në vend në 6,077.
Shifrat e ditës së sotme shënojnë një rritje nga dita e djeshme, teksa kreu i mbrojtjes civile ka bërë thirrje se “kujdesi mbetet i domosdoshëm”.
Ndërkohë, një lajm i mirë vjen pasi ka pasur një rënie të rasteve të reja si dhe të viktimave në krahasim me dje, teksa janë regjistruar 3,780 raste në krahasim me shifrën e djeshme prej 3,957.
Nuk ndjej që duhet dekurajohem pasi sot po shohim pasojat e asaj që ndodhi dy javë më parë. Mund të themi se masat kanë filluar të funksionojnë por është ende herët që të flasim për këtë.”
Kjo ka qenë përgjigja e presidentit të Institutit Kombëtar të Shëndetit, Silvio Brusaferro, ndaj pyetjes nëse ka pasur një tendencë në zbritje të numrit të të prekurve.