Numri i viktimave nga coronavirus në Itali në 24 orët e fundit është 627 duke shënuar kështu një tjetër rekord të zi për vendin fqinj.
Lajmi vjen pasi virusi i ka marrë jetën më shumë se 10 mijë personave në mbarë botën.
Në Europë virusi vdekjeprurës i ka marrë jetën 4,932 personave ndërsa në Azi 3,431 sipas Agjencisë së Lajmeve Franceze.
Italia ka tejkaluar shifrën prej 4 mijë viktimash nga coronavirus, duke regjistruar sot rritjen më të madhe të viktimave prej 627 personash, ndërsa ditën e djeshme 427. Të dhënat janë publikuar nga Departamenti i Mbrojtjes Civile.
Deri më tani numri i pacientëve që janë shëruar është 5,129, numri total i viktimave është 4,032 dhe në mbarë vendin janë 47,021 persona të infektuar nga virusi.
Të enjten, Roma raportoi 427 fatalitete të reja nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke tejkaluar dhe Kinën me 150 viktima më shumë.
Spanja renditet pas Italisë si vend i dytë më i prekur në Europë e i katërti në botë pas Kinës, Italisë dhe Iranit pasi regjistroi një total prej 1 mijë viktimash të premten.
Lexoni gjithashtu:
Italia tejkalon Kinën për numrin e vdekjeve, regjistrohen 427 viktima të reja
Apeli i infermieres nga Italia: Situata vërtetë dramatike, nuk po i numërojmë dot më të vdekurit
Coronavirusi, gati 250 mijë të prekur, 10 mijë viktima në të gjithë botën