Italia ka vendos masa emergjente për miliona njerëz në veri të vendit për shkak të coronavirusit. Këto janë masat më drastike që janë marrë deri tani në vendin fqinj për parandalimin e përhapjes së virusit.
Dekreti është firmosur nga Kryeministri, Giuseppe Conte mëngjesin e së dielës, që ndalon udhëtimet për Lombardinë dhe 15 provinca të tjera. Kjo përfshirën Milanon, Venecian dhe do të thotë se në karantinë do të mbesin 16 milionë njerëz deri më 3 prill.
#Coronavirus, appena firmato il nuovo decreto: https://t.co/jYbSx7FEpG
— Giuseppe Conte (@GiuseppeConteIT) March 8, 2020
“Për Lombardinë dhe provincat e tjera në veri do të ketë ndalim të lëvizjeve për këdo, për të dalë dhe hyrë në këto territore, por edhe lëvizje brenda vetë këtij territori”, u shpreh kryeministri italian.
Masat drastike përfshijnë mbylljen e shkollave, resorteve si dhe mbajtjen e eventeve publike dhe private. Për ata që do të thyejnë këto rregulla, mund të ketë dënim me 3 muaj burg. Sipas dekretit i cili hyn në fuqi këtë të dielë të gjitha muzetë, qendrat kulturore, kinematë, teatrot, pubet dhe klubet e natës do të mbyllen. Kafenetë dhe restorantet do të lejohen të qëndrojnë të hapur për sa kohë që mund të garantohet distanca një metër midis klientëve.
Në vetëm 24 orët e fundit numri i të prekurve me coronavirus është rritur me 1247 duke e ccuar në total numrin e të infektuarve në 5883 raste ndërsa numri i viktimave në 233. Vendi është tashmë në një emergjencë kombëtare dhe sipas kreut të qeverisë po vijojnë të merren të gjitha masat.
“Ne duam të garantojmë shëndetin e qytetarëve tanë. Ne e kuptojmë se të gjitha këto masa do të krijojnë shqetësime. Ne e kuptojmë se këto masa do të imponojnë sakrifica, ndonjëherë të vogla dhe ndonjëherë shumë të mëdha. Por kjo është një kohë kur duhet të marrim përgjegjësi. Ne duhet të kuptojmë se të gjithë duhet të zbatojmë masat. Ne nuk duhet të mendojmë se jemi më të zgjuar. Ne duhet të mbrojmë shëndetin tonë, shëndetin e të dashurve tanë, të prindërve tanë. Më e rëndësishmja shëndeti i gjyshërve tanë sepse kemi zbuluar se ata janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve, rreziqeve të fshehura të këtij virusi që është i ri dhe që kemi shumë pak prova shkencore”, tha Conte.