Coronavirusi vazhdon të përhapet me ritme të shpejta në veri të Italisë. Numri i viktimave ka shkuar në 7 ku rasti i fundit ishte një 84-vjeçar rezident në Bergamo. Ndërsa numri i të prekurve ka arritur në më shumë se 220.
Rajoni i Lombardisë me kryeqendër Milanon është më i godituri me numrin më të lartë të të prekurve nga ky virus.
Autoritetet italiane kanë urdhëruar mbylljen e shkollave, muzeve, kinemave dhe të gjitha evenimenteve publike, për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit.
Përveç Lombardisë të prekura janë edhe Veneto, Piemonte dhe Emiglia Romagna ku situata është alarmante.
Ndërkohë janë zbuluar dhe rastet e para të të infektuarve në Toskë. Bëhet fjalë për një biznesmen 60-vjeccar, i cili ka kompani në Lindje.
Nuk dihet ende nëse është infektuar gjatë qëndrimit në vendet e Lindjes pasi u kthyer në fillim të janarit apo është infektuar në Itali nga një prej punonjësve që ishte sëmurë disa javë më parë.