English

Italia kualifikohet në Euro 2024, axurrët barazojnë me Ukrainën, RMV ndal Anglinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sfida mes Ukrainës dhe Italisë është mbyllur me shifra të bardha, me axurrët të cilët siguruan biletën për kampionatin evropian. Në Bayarena, italianët zhvilluan një 90 minutësh më të mirë krahasuar me kundërshtarin edhe pse goditjet në katërkëndësh ishin të pakta në të dyja kampet. 14 pikë në 8 sfida u japin të drejtë atyre të avancojnë më tej, ndërsa në të njëjtin grup, 1 pikë rrëmbeu dhe Anglia.

- Advertisement -

3 luanët u ndalën nga Maqedonia e Veriut në shifrat 1-1, teksa Enis Bardhi kaloi në avantazh vendësit. Në fraksionin e dytë një autogol i Atanasov riktheu ekuilibrat, me britanikët që e mbyllin këtë rrugëtim në udhëheqje të grupit. Humbja e Danimarkës ndaj Irlandës së Veriut nuk ndikoi aspak në renditje, me nordikët që e mbyllin në krye. Fitore për Slloveninë që mposhti Kazakistanin me rezultatin 2-1, me golat e shënuar nga Sesko e Verbic, ndërsa në anën tjetër Orazov.

Finlanda mposhti San Marinon në grupin H, ku rivaliteti mes skuadrave ka qenë i madh. Me këtë triumf renditen në vendin e tretë, duke lënë pas Kazakistanin po me 18 pikë. Faza kualifikuese mbyllet me 7 përballjet të cilat luhen të martën e 21 nëntorit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?