Italia do të mbyllë të gjitha shkollat dhe universitetet për dy javë, si përpjekje për të luftuar coronavirusin COVID-19.
Pas Kinës, Italia dhe Irani janë vende më të prekura me coronavirus COVID-19.
Në Itali janë raportuar 80 të vdekur dhe më shumë se 2500 të infektuar.
Këtë të mërkurë u verifikua edhe një zyrtar i BE-së me coroanvirus, një punonjës i Agjencisë Euroiane të Mbrojtjes, në Bruksel.
Në Bresha të Italisë, mjekët kanë zgjeruar spitalin duke ngritur tenda rreth e rrotull tij, për shkak të shtimit të numrit të pacientëve.
“Po krijojmë këtë hapësirë jashtë që të shtrojmë edhe 15 pacientë të tjerë”, thotë Fabio Arrighini, koordinator.
“Kemi pacientë që vijnë të vizitohen ngaqë kanë simptoma gripi. Shumë prej tyre kanë simptoma të zakonshme, por ne i vizitojmë, gjithsesi”, tha ai, duke shtuar se spitali po kujdeset që pacientët të jenë sa më të mbrojtur gjatë shtrimit.
92 persona kanë vdekur nga coronavirusi COVID-19 në Iran, ndërkohë që ka 2922 të infektuar.
Shifra është njoftuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianush Jahanpur, gjatë një transmetimi në televizionin shtetëror.
Italia ka pasur një rritje të madhe të numrit të të vdekurve, 27 brenda 24 orëve të fundit, gjë që e ka çuar totalin në 79.
Po ashtu, Spanja ka njoftuar viktimën e parë këtë të martë, or ende nuk janë aq në rrezik sa për të mbyllur shkollat.