English

Italia regjistron 349 viktima në 24 orët e fundit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Agjencia e Mbrojtjes Civile në Itali ka konfirmuar të hënën në mbrëmje se janë regjistruar 349 viktima në 24 orët e fundit.

- Advertisement -

Pas këtij njoftimi, numri zyrtar i personave që kanë ndërruar jetë në Itali për shkak të COVID-19 është 2,158.

Italia është vendi i goditur më rëndë, me vdekshmërinë më të lartë në botë për 1 mijë të infektuar.

Për më tepër, nuk duket sikur sëmundja është drejt ngadalësimit pas raportimit të 3 mijë e 200 rasteve të reja gjatë së hënës.

“Shifrat vijojnë të jenë në rritje. Së shpejti do të kemi arritur një pikë që nuk do të kemi më shtretër në pavijonin e terapisë intensive” paralajmëroi guvernatori Lombardisë Attilio Fontana gjatë një interviste.

Zyrtari i lartë i Shëndetësisë, Giulio Gallera, bëri një deklaratë të ngjashme: “Në Lombardi, na kanë mbetur edhe 15-20 shtretër në pavijonin e terapisë intensive. Jemi pranë pikës që nuk ka më kthim pas”.

Ndërsa kreu i Institutit të Shëndetësisë Silvio Brusaferro tha se nuk dihet nëse Italia ka arritur maksimumin e kapaciteteve dhe se presin që të shohin një ulje të rasteve të reja.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?