Italia ka shtrënguar masat nga pandemia e COVID-19 dhe ka filluar të gjobisi dhe arrestojë qytetarë, të cilët thyejnë rregullat e lëvizjes.
Euronews foli me Lea Quarapelle (nga Partia Demokratike), një anëtare e Dhomës së Deputetëve në Itali.
Ajo tha se qeveria sugjeron që njerëzit të marrin ditët e pushimit, apo të fillojnë të punojnë nga shtëpia.
“Kemi parë shumë njerëz që akoma vazhdojnë të lëvizin jashtë”, thotë ajo. “Qytetarët duhet të rrinë në shtëpi. Ky mesazh është bërë i qartë”.
“Është e vështirë që në një shtet demokratik njerëzit të ndalojnë jetën e tyre të përditshme dhe të heqin dorë nga liria e tyre”, shtoi anëtarja e Dhomës së Deputetëve.
Ajo gjithashtu tha se mbyllja e dyqaneve, të cilët janë përkufizuar si jo të domosdoshëm, do ta bëjë më të lehtë dallimin e atyre aktiviteteve jashtë shtëpisë që janë me të vërtetë të nevojshme tek qytetarët.
Italia ka urdhëruar se të gjithë dyqanet, përveç kioskave të gazetave, farmacive dhe ushqimoreve të mbyllen.
Euroneës raporon se Alession Dell”Anna është në karantinë në Milano. Ai thotë se është një “karantinë e përshtatshme”. “Ne nuk mund të dalim për të ecur jashtë, apo për një vrap në park”, thtë ai.
Qytetarët që dalin jashtë shtëpive të tyre duhet të marrin me vete dokumenta që tregojnë pse dhe ku po shkojnë.
Organizata Botërore e Shëndetit e shpall COVID-19 një pandemi
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhnom Ghebreyesuss e shpalli virusin COVID-19 një pandemi dhe nximi shtetët nëpër botë të gjejnë, izolojnë, testojnë dhe trajtojnë të gjitha rastet me këtë virus”.
“Ne e kemi bërë çdo gjë të qartë”, tha ai, duke thekssuar se deri tani rastet e të prekurve me coronavirus janë më shumë se 118,000 në 114 shtete, dhe 4291 viktima të raportuar.
“Fjala pandemi nuk është diçka që përdoret lehtë apo pa kujdes. është një fjalë që në rast se përdoret gabim mund të shkaktojë frikë të panevojshme, apo pranim të pajustifikueshëm se lufta ka mbaruar”, tha Dr. Tedros gjatë një konference për shtyp në Zvicër.
Deklarta “nuk i ndryshon masat që shtetet duhet të marrin” për të përmirësuar agresivitetin e virusit, tha ai duke shtuar se agjencia e shëndetit të Kombeve të Bashkuara ishte “tej mase e shqetësuar nga niveli alarmant i përhapjes dhe agresiviteti i virusit”.