Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga qeveria, Italia ia ka kaluar Kinës si vendi i goditur më rëndë nga pandemia.
Sot, Roma ka raportuar 427 fatalitete të reja nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin total në 3,405 dhe duke regjistruar 150 viktima më shumë se Kina.
Teksa numri i viktimave në Itali po shkon rreth 3 mijë, Kina ka njoftuar se nuk ka pasur raste të reja.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë lajmëroi se nuk janë regjistruar raste të reja në Vuhai apo në provincën e Hubeit, ndërkohë që 34 rastet e reja ishin importuar nga qytetarët që ishin kthyer nga jashtë.
Ky informacion tregon sesi qendra e pandemisë është zhvendosur nga perëndimi, ku çdo ditë raportohen me mijëra raste të reja.
“Nuk po i numërojmë më viktimat”
Një infermiere që po punon në frontin e coronavirusit në Itali tha se virusi po i shtyn mjekët në limitet e tyre teksa ata po përballen me një numër viktimash që sa vjen e shtohet.
“Fatkeqësisht, nuk mund ta frenojmë situatën në Lombardi, ka një nivel ë lartë të infektimit dhe nuk as po i numërojmë më të vdekurit” thotë Daniela Confalonieri, infermiere në spitalin e Milanos.
Lombardia, rajoni i dendur që rrethon Milanon, është zona më e goditur nga virusi në Itali.
Confalonier thotë se stafi po punon në gjendje emergjence totale pasi kolegët që kanë rezultuar pozitiv nga virusi e kanë lënë spitalin me një mungesë të theksuar stafi.
Lexoni gjithashtu:
Kina ndihmon botën, Pekini dërgon ekspertë dhe ndihma mjekësore në Itali dhe Francë
Humb jetën mjeku italian që dha intervistë për Euronews