Më 11 prill, autoritetet italiane njoftuan për transferimin e 40 emigrantëve në qendrat për strehimin e tyre në Shqipëri.
Qeveria italiane nuk ka bërë të ditur kombësinë e emigrantëve apo detaje të tjera për ta. Ata do të strehohen në dy qendra në Shqipëri, të drejtuara nga Italia: një në portin e Shëngjinit dhe tjetra në Gjadër. Këto qendra janë ngritur për të strehuar emigrantët që shpëtohen nga deti nga autoritetet italiane gjatë procesimit të kërkesave të tyre për azil.
Megjithatë, që nga hapja e këtyre qendrave në tetor të vitit të kaluar, gjykatat italiane kanë ndaluar përdorimin e tyre, duke çuar në kthimin e grupeve të vogla emigrantësh në Itali. Nuk është e qartë se sa kohë emigrantët, që u është refuzuar kërkesa për azil, mund të qëndrojnë në Shqipëri. Sipas ligjeve italiane, ata mund të arrestohen dhe mbahen deri në 18 muaj, ndërsa proceset për dëbimin e tyre janë duke u zhvilluar.
Qeveria italiane, e udhëhequr nga Giorgia Meloni, miratoi muajin e kaluar një dekret që zgjeron përdorimin e këtyre qendrave në Shqipëri, duke lejuar dërgimin e emigrantëve që kanë refuzuar kërkesën për azil dhe janë lëshuar urdhra për dëbimin e tyre.