English

Italianët e mbyllur në shtëpi, kërkesa për miell si në kohën e luftës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Italianët, të njohur si dashamirës të ushqimit, këto ditë që kanë qenë të mbyllur në shtëpi kanë gatuar aq shumë sa është krijuar kërkesa më e lartë për miell që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

- Advertisement -

Ata kanë gatuar bukë, pica, torta, ëmbëlsira e shumë gjëra të ndryshme, duke kaluar më shumë kohë në kuzhinë se më parë.

Një familje që jeton në një qytet të vogël mesjetar, në mes të Italisë, thotë se para karantinës kishin provuar shumë rrallë të gatuanin bukë. Pas kufizimeve që u vunë më 9 mars, ata janë detyruar të rrinë 24 orë në ditë në shtëpi dhe kanë konsumuar rreth 3 kg miell në javë, teksa i mësojnë dhe vajzës që të gatuajë si profesioniste.

“Para karantinës bënim rrallë bukë. Tani, të detyruar të rrimë në shtëpi, dhe duke dashur të argëtojmë dhe vajzën e vogël, bëjmë shpesh bukë dhe torta”, thotë 38-vjeçarja Silvia Benedeti, teksa nxjerrin nga furra bukën që kanë gatuar me vajzën dhe bashkëshortin.

Restorantet mbeten të mbyllura dhe italianët vazhdojnë javën e gjashtë të kufizimeve. Qeveria u bën thirrje banorëve që edhe në supermarkete të rrinë sa më pak të jetë e mundur.

Ndërkohë, fabrikat e miellit në të gjithë vendin janë duke punuar 24 orë në ditë për t’i bërë ballë kërkesës.

Pronarët e një fabrike mielli në një fshat në Umbria, ku ky profesion ka vazhduar brez pas brezi, prej 150 vitesh, thonë se nuk kanë parë kërkesë të tillë që nga koha e luftës.

Vetëm gjatë marsit, porositë u janë shtuar me 500%.

“Është e pabesueshme”, tha për Reuters pronari Paolo Bigazzi. “Duket si skenar lufte, pasi familjet janë duke blerë me sasi të mëdha për t’i pasur rezervë. Ngaqë janë të detyruar të rrinë në shtëpi, të gjithë marrin miell, që është produkti bazë për gatim.”

Edhe nëpër supermarkete, raftet janë boshatisur shumë shpejt nga mielli. Menaxherët thonë se kërkesa është rritur me 150% dhe boshatisen sapo mbushen.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?