Numri i të vdekurve në Itali shtohet me 100 për 24 orët e fundit, duke arritur në 463.
Që nga fillimi epidemisë, në Itali deri tani janë infektuar 9172 persona, 463 prej të cilëve kanë vdekur, 724 janë shëruar.
Numri total i të prekurve është shtuar me 1598 në 24 orët e fundit. Personat që po mbahen nën kujdes mjekësor tani janë 7985.
Epiqendra vazhdon të jetë Lombardia, ku rastet e të prekurve janë shtuar me 1280 brenda 24 orëve të fundit, 5469 në total.
Këto janë të dhënat për çdo rajon, sipas mediave italiane.
5.469 Lombardia
1.386 Emilia-Romagna
744 Veneto
323 Marche
350 Piemonte
208 Toscana
102 Lazio
120 Campania
109 Liguria
93 Friuli Venezia Giulia
54 Sicilia
50 Puglia
28 Umbria
14 Molise
33 Provincia autonoma di Trento
30 Abruzzo
19 Sardegna
5 Basilicata
15 Valle d’Aosta
11 Calabria
9 Provincia autonoma di Bolzano