English

Iu gjet biçaku në çantë nga mësuesja, dëshmon 13-vjeçari: E bleva për qejf

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas ngjarjes tragjike në Tiranë, ku një 14-vjeçar humbi jetën pas një sulmi me thikë nga një bashkëmoshatar, një tjetër episod shqetësues është regjistruar në shkollat e juglindjes. Një nxënës 13-vjeçar në Bilisht është kapur nga mësuesja me një biçak në çantën e tij, duke shtuar shqetësimet për sigurinë në institucionet arsimore.

- Advertisement -

Në deklaratën e dhënë përpara grupit hetimor 13-vjeçari ka thënë se thikën e kishte blerë një muaj më parë, pa ndonjë arsye të veçantë.

“E bleva para 1 muaji, 100 lekë, pa asnjë arsye, thjeshtë për qejf, e kisha në shtëpi dhe sot e mora me vete,” ka thënë ai gjatë marrjes në pyetje në komisariatin e Bilishtit.

Sipas hetimeve, 13-vjeçari ka deklaruar se nuk kishte asnjë konflikt me nxënës të tjerë dhe se thika nuk kishte asnjë qëllim të keq, pasi ai e mbante vetëm për arsye personale.

Incidenti ka sjellë një reagim të menjëhershëm nga autoritetet shkollore, të cilat kanë kërkuar kontroll të rreptë të çantave nga mësuesit kujdestarë në të gjitha shkollat e juglindjes. Në disa shkolla 9-vjeçare, përveç thikave, janë gjetur gjithashtu produkte kozmetike dhe telefona.

Ishte mësuesja e cili vui re biçakun në çantën e të miturit dhe më pas njoftoi drejtorin e shkollës dhe policinë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?