Olsi Ibro, një prej pronarëve të përfshirë në skemën e mashtrimit me mikrokreditë i ka dhënë fund jetës këtë të shtunë duke u hedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim.
Trupi i pajetë i 45-vjeçarit është gjetur nga roja në momentin që ka ardhur për të marrë punën. Menjëherë kanë mbërritur forcat e policisë dhe gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur disa kokrra fostoksinë ku ngrihen dyshimet se mund t’i këtë konsumuar Olsi Ibro përpara se të ndërmerrte veprimin ekstrem të vetëhedhjes në rrugën “Ramaza Shijaku” në Tiranë.
Por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore e cila do të përcaktoj nëse i ka pirë apo jo.
45-vjeçari ishte i përfshirë në skemën e mashtrimit me mikrokreditë, por ende nuk dihet nëse kjo ka qenë arsyeja që ndërmori një veprim të tillë.
Olsi Ibro ka qenë drejtuesi i Shoqërisë ADCA dhe ishte i shpallur në kërkim për zhvatjen e mijëra qytetarëve.
Ndërsa bashkëshortja e tij e cila është pronare e Micro Credit Albanai është në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Një ditë më parë Prokuroria e Tiranës ka kërkuar vendosjen e sekuestros për shoqërinë Micro Credit Albania dhe Final për akuzat “Mashtrim me pasoja të rënda dhe kryer më sumë se një herë dhe në bashkëpunim”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.
Nga hetimet rezulton se këto shoqëri kanë krijuar së bashku një skemë mashtruese me qëllim zhvatjen e qytetarëve ku dëmi që kanë shkaktuar llogaritet në miliona euro.
LEXONI GJITHASHTU:
- EMRI| Vetëvritet një nga të akuzuarit për skandalin me mikrokreditë
- Mikrokreditë| Sejko: Nuk janë firma piramidale! Vetëm 10 % e kredive është arkëtuar
- Zhvatën mijëra qytetarë përmes mashtrimit, sekuestrohen shoqëritë MCA dhe Final