English

Iu gjetën kapsolla detonatore në banesë, procedohet penalisht 53-vjeçari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 53-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Dibrës, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën kapsolla detonatore dhe fitil zjarr përcjellës.

- Advertisement -

Policia e Dibrës bën me dije se informacionet në lidhje me posedimin e materialeve të jashtëligjshme nga shtetasi Xh.K., u mblodhën në rrugë operative.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë iu sekuestruan dhe disa fishekë për armë gjahu.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas në fshatin Fushë-Alie,  posedonte në banesë lëndë shpërthyese, kanë organizuar punën dhe gjatë kontrollit të banesës, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhjetra metra fitil zjarr përcjellës, kapsolla detonator, dhe disa fishekë armë gjahu.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh.K.,  53 vjeç, banues në fshatin Fushë-Alie”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?