Prokuroria e Tiranës njoftoi këtë të premte sekuestrimin e pasurive me vlerë 50 milionë euro të Kristian Boçit, të dënuar për drogë në Belgjikë dhe 6 personave të tjerë.
Ata dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, ku dyshohet se rol kishin edhe bashkëshortet e tyre.
Pasuritë e sekuestruara përfshijnë 14 njësi tregtare, llogari bankare, dyqane, garazhe, apartamente dhe një automjet me vlerë 117 mijë euro në pronësi të Kristian Boçit.
Sipas njoftimin Elman Abueles, ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin që të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme. Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të shtetasve Kristjan Boçit apo Vladimir Avramit., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale
Kristian Boçi nuk është një personazh jo i njohur në mediat sociale. I përfolur si biznesmen , ai së bashku me bashkëshorten e tij Drilona Boçi, reklamojnë në rrjetet sociale, jetë shumë luksoze, duke tërhequr pas vetes mijëra ndjekësa në mediat sociale.
Në Instagram Kristian Boçi ka 95 mijë ndjekës dhe bashkëshortja e tij 85 mijë ndjekës, nga ku tregojnë për udhëtimet, frekuentimin e zonave luksoze e veshjeve të shtrenjta. Kristian Boçi shpesh herë ka reklamuar edhe bamirësi të ndryshme për njerëzit në nevojë.