English

Ivica Daçiç pritet të intensifikojë fushatën kundër pavarësisë së Kosovës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se Serbia do të vazhdojë aksionin e saj diplomatik kundër pavarësisë dhe njohjes së Kosovës. Duke folur për prioritetet e Serbisë për vitin 2020, ministri Daçiç u shpreh se politika e shtetit të tij ka si objektiv kryesor mbrojtjen e sovranitetit territorial.

- Advertisement -

“Serbia do të vazhdojë të luftojë për ruajtjen e integritetit të territorit dhe sovranitetit të saj në vitin 2020, dhe luftën për një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës, si dhe të lobojë për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.”-tha z.Daçiç

Ministri Daçiç tha se 20 vende kanë tërhequr njohjen e tyre për Kosovën që kur qeveria serbe filloi fushatën e lobimit kundër saj.

Kjo qasje e re e politikes serbe kundrejt Kosovës bie ndesh me thirrjen e ndërkombëtarëve, të cilët shpeshherë u kanë bërë apel të dyja vendeve që të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve.

Kosova dhe Serbia kanë qenë një ndër temat kryesore në fokus të politikës evropiane në gadishullin e Ballkanit Perëndimor, por deri tani,  nuk ka asgjë konkrete për zgjidhjen e konflikteve të vjetra mes dy shteteve.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?