English

Izolimi nga coronavirus, spitali në Wuhan përfundon brenda 10 ditësh, 304 viktima në Kinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Teksa numri i viktimave dhe i të prekurve nga coronavirusi vijon të rritet, ka përfunduar edhe ndërtimi i njërit prej spitaleve ku do të trajtohen pacientët e infektuar.

- Advertisement -

Spitali i ndërtuar në Wuhan, aty ku nisi të përhapet virusi, përfundoi për dhjetë ditë dhe do të ketë 1000 shtretër.

Spitali do të jetë  i ngjashëm me objektin që u vu në shërbim në vitin 2003 në Pekin, pas përhapjes së Sars, sëmundje që shkaktoi 774 të vdekur dhe u përhap në rreth 30 shtete.

Sa i përket situatës aktuale nga coronavirus, numri i të prekurve në Evropë ka arritur në 22, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar se qeveritë në mbarë globin duhet të përgatiten për një kontroll të brendshëm nëse sëmundja vijon të  përhapet.

I njohur ndryshe si 2019-nCoV, coronavirus ka prekur me mijëra njerëz në të gjithë botën, ndërsa në Kinë numri viktimave ka arritur në 304 ndërkohë që globalisht janë 14.380 të infektuar.

OBSH bën me dije se është regjistruar edhe viktima e parë jashtë Kinës, dhe bëhet fjalë për një 44-vjeçar i cili ka humbur jetën në Filipine. Sipas të dhënave, ai ishte nga Wuhan.

Sa i përket Evropës, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve nënvizoi se numri i rasteve e të konfirmuara deri tani në kontinent janë 7 në Gjermani, 6 në Francë, 2 në Itali, Britani dhe Rusi dhe 1 në Finlandë, Spanjë dhe Suedi.

Në një situatë të tillë, kur çdo ditë shtohet edhe numri i viktimave, shumë shtete kanë ndaluar udhëtimet drejt Kinës, ndërsa po kërkojnë të riatdhesojnë shtetasit e tyre që ndodhen në vendin aziatik të cilët më pas iu nënshtrohen kontrolleve të rrepta dhe izolimit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?