English

Izraeli bombardon Bejrutin për herë të parë që pas armëpushimit të 27 nëntorit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Avionët luftarakë izraelitë bombarduan Bejrutin për herë të parë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit me Libanin më 27 nëntor ku shënjestruan një ndërtesë në Bejrutin jugor me dy raketa.

- Advertisement -

Nga objekti i sulmit u pa të dilte tym, i cili u përhap në zonë ndërsa ndërtesa në distriktin Hades u shkatërrua.

Sulmet nga avionët luftarakë izraelitë ishin bombardimet e para në Bejrut pas armëpushimit që hyri në fuqi më 27 nëntor 2024.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee, në një deklaratë të bërë në llogarinë e tij X, pretendoi se Hezbollahu kishte fshehur mjete ajrore pa pilot në ndërtesën e synuar në sulmin në lagjen Hades.

Adraee përsëriti pretendimin se dy raketa u hodhën nga Libani në rajonin e Galilesë së Epërme në Izraelin verior këtë mëngjes, duke argumentuar se kjo ishte një shkelje e marrëveshjes së armëpushimit midis dy vendeve.

“Përgjegjësia për ruajtjen e marrëveshjes i takon shtetit libanez,” tha Adraee.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët okularë, avionët luftarakë izraelitë nisën sulme edhe në disa zona në qytetet Nabatiyeh dhe Sur në Libanin jugor.

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit, sipas raporteve fillestare, si pasojë e sulmit ajror izraelit në qytetin Kefr Tebnit në qytetin Nabatiye, një person ka mbetur i vrarë dhe tetë të plagosur.

Në deklaratë thuhet se 3 nga të plagosurit në sulme ishin fëmijë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?