English

Izraeli dhe Hamasi arrijnë marrëveshjen për armëpushim në Gaza e lirimin e pengjeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria izraelite dhe Hamasi kanë rënë dakord për një marrëveshje që do të ndalojë luftimet në Gaza dhe do të çojë në lirimin me faza të pengjeve dhe të burgosurve palestinezë, i tha CNN një burim i informuar për bisedimet.

- Advertisement -

Sipas marrëveshjes, e cila ende nuk është shpallur zyrtarisht, Hamasi dhe grupet militante aleate pritet të lirojnë 33 pengje të kapur nga Izraeli gjatë sulmeve të 7 tetorit 2023 ndërsa në këmbim, Izraeli do të lirojë qindra të burgosur palestinezë.

Implementimi pritet të fillojë të dielën.Lirimi i pengjeve do të jetë faza e parë e marrëveshjes. Negociatat për të arritur në fazën e dytë – që synon përfundimin e luftës – do të fillojnë në ditën e 16-të pas implementimit të marrëveshjes.
“Zyra e Mediave Qeveritare u bën thirrje qytetarëve të nderuar të mos lëvizin para fillimit zyrtar të armëpushimit dhe të marrin informacion për kohën e tij nga burime zyrtare.”

Pasi të konfirmohet, pritet që marrëveshja të lejojë civilët palestinezë të kthehen në veri të Gazës dhe do të ketë një fluks masiv ndihme humanitare në rrip, ku banorët janë përballur prej kohësh me kushte të rënda humanitare.

Pas 467 ditësh luftimesh të ashpra, Izrael dhe Hamas kanë rënë dakord për një armëpushim. Banorët e Rripit të Gazës e kanë pritur me festime dhe plot shpresë lajmin historik, i cili mund të jetë një hap drejt përfundimit të përhershëm të luftës.

Presidenti i ri i SHBA, Donald Trump njoftoi arritjen e marrëveshjes përmes një postimi në rrjetin social,Truth Social.

“Ne kemi një marrëveshje për pengjet në Lindjen e Mesme. Ata do të lirohen së shpejti, faleminderit!”.

Media  “Al Arabya” thekson se palestinezë të shumtë kanë nisur “festimet” nga lajmi shpresëdhenës, nëpër rrugët e enklavës palestineze.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?