English

Izraeli dhe Palestina godasin njëra-tjetrën me raketa

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Izraeli dhe Palestina kanë shkëmbyer një seri sulmesh me raketa. Të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për nxitjen e sulmeve, që morën karakterin e një reaksioni zinxhir.

- Advertisement -

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka goditur objektivat e militantëve palestinezë në Gaza dhe Siri, si reagim ndaj sulmit me raketa të kryer ndaj jugut të vendit.

Në një komunikim të rrallë mbi aktivitetet e saj në Siri, ushtria izraelite bëri të ditur se ka goditur një vatër të xhihadit islamik.

Katër persona u plagosën në Gaza si pasojë e sulmeve izraelite, bënë të ditur autoritetet shëndetësore, duke shtuar se nuk ka të dhëna për viktima.

Sulmet u ndërmorën pasi zona jugore e Izraelit u godit nga të paktën 20 raketa të qëlluara nga Rripi i Gazës ditën e diel, edhe në këtë rast pa shkaktuar viktima.

Shkëmbimi i zjarrit sidoqoftë u nxit kur pala izraelite deklaroi se kishte vrarë një anëtar të xhihadit përgjatë kufirit me gardh në Rripin e Gazës.

Izraeli deklaroi se personi i vrarë dhe një bashkëpunëtor po përpiqeshin të vendosnin një pajisje eksplozive.

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregoi një buldozer izraelit që zhvendosi trupin e viktimës duke shkaktuar indinjatë tek palestinezët.

Ata thanë se gjithçka ishte një provokim dhe shkelje e parimeve të Islamit, që kërkon respektimin e të vdekurve.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?