English

Izraeli mban zgjedhjet e treta brenda vitit  

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Izraelitët shkuan drejt qendrave zgjedhore ditën e hënë, në një rast të paprecedentë për vendin pasi zgjedhjet po zhvillohen për herë të tretë në më pak se një vit, për të vendosur nëse kryeministri Benjamin Netanyahu do të qëndrojë në pushtet pavarësisht gjyqit që pritet të nisë ndaj tij mbi akuza korrupsioni.

- Advertisement -

Netanyahu, është udhëheqësi më afatgjatë në historinë e Izraelit, ndërsa tani mban postin e kryeministrit të përkohshëm prej më shumë se një viti, pasi vendi është përçarë midis dy zgjedhjeve të mëparshme të cilat nuk nxorën një rezultat të qartë, por një paralize politike të përzgjatur. Teksa sondazhet parashikojnë një tjetër ngërç politik, Netanyahu është duke kërkuar mbështetje për të fituar një shumicë parlamentare së bashku me partitë e tjera nacionaliste duke i sjellë atij mandatin e katërt radhazi dhe të pestin në total.

Ai gjendet përballë një sfide të forte kundër ish-komandantit ushtarak Benny Gantz, partia e së cilit “E kaltërta dhe e Bardha”, një parti e qendrës, është në një garë të ngushtë me Likudin e Netanyahut, me sloganin se kryeministri i Izraelit nuk është i përshtatshëm për të udhëhequr për shkak të akuzave serioze që rëndojnë ndaj tij.

Teksa dy partitë duken të paafta për të krijuar një koalicion me aleatët e tyre të përhershëm, dhe perspektiva për një qeveri të përbashkët mes këtyre dy palëve nuk duket si opsion në tavolinë, votimi i së hënës mund të përkthehet shumë mirë në parathënien e një tjetër zgjedhje parlamentare.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?