English

Jaeld Çela rekurs në Gjykatën e Lartë për dënimin me burg

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Çela ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për prishjen e vendimit që e dënoi për shpërdorim detyre.

- Advertisement -

Çela u lirua pak kohë më parë, pasi vuajti shumicën e dënimit me 3.4 vite burg.

Ish-kreu i Policisë së Vlorës ishte pjesë e dosjes, ku u dënua ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.  Çela u vu në hetim nga prokuroria në nëntor 2017 dhe për tre vite qëndroi në arrati. Ai u dorëzua në maj të vitit 2020.

Prokuroria e akuzoi Çelën se në bashkëpunim me Tahirin ndihmonin bandën e Habilajve për të trafikuar drogë.

Në deklaratën e tij pas dorëzimit, Çela theksoi se është i pafajshëm teksa këmbëngul se nuk i njeh anëtarët e bandës së Habilajve.

Ai shprehet se në dosjet e çështjes emri i tij nuk përmendet në asnjë përgjim apo komunikim mes të dyshuarve.

Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg vetëm për shpërdorim detyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?