English

Jahti i Jeff Bezos “Abeona”, ankorohet në Portin e Durrësit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ndër jahtet më luksoze në botë ka mbërritur këtë të premte në Portin e Durrësit. Bëhet fjalë për “Abeona”-n, jahtin ndihmës të miliarderit Jeff Bezos, i cili është ankoruar në kalatën numër 5.

- Advertisement -

I pagëzuar me emrin e perëndeshës romake të udhëtimit, Abeona, ky mjet detar është lançuar në vitin 2023 nga kompania prestigjioze holandeze Damen Yachting.

Me një superstrukturë alumini, gjatësi prej 76 metrash dhe gjerësi 12 metra, “Abeona” është ndërtuar për lundrime të gjata dhe të sigurta, duke përfaqësuar standardet më të larta të ndërtimit detar.

Jahti lundron nën flamurin e Ishujve Kajman dhe ka mbërritur në Durrës nga porti francez i La Ciotat.

“Abeona” shërben si anije mbështetëse për superjahtin me vela “Koru”, 127 metra i gjatë, po ashtu në pronësi të Jeff Bezos.

Ndërkohë, porti i Durrësit po zgjerohet me shërbime dhe infrastrukturë të përshtatur për mjete turistike lundruese si jahtet dhe kroçierat, si pjesë e strategjisë për zhvillimin e turizmit elitar në vend.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?