English

Jam viktimë e dhunës/ Rrëfimi i Rudina Hajdarit: Masa urgjente për mbrojtjen e grave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në javën ku deputetët flasin në parlament për problematikat e evidentuara nga zgjedhësit, deputetja Rudina Hajdari u ndal tek dhuna ndaj grave.

- Advertisement -

Në një fjalim emocional, nga foltorja e Kuvendit ajo kërkoi shpalljen e një emergjence kombëtare për dhunën ndaj grave, emocion të cilin e shfaqi edhe gjatë rrëfimit personal teksa zbuloi se edhe ajo vetë kishte qenë viktimë e dhunës.

Për të ndaluar këtë fenomen negativ, Rudina Hajdari kërkoi që parlamenti të ndërmarrë nisma në mënyrë që pre e dhunës të mos bien edhe brezat e rinj.

“Edhe unë kam qenë pre dhe viktimë e dhunës. Mamaja ime mund të ketë qenë viktimë e dhunës, por fëmija im nuk duhet të jetë viktimë e dhunës. Duhet të luftojmë që fëmijët tanë të mos bien pre e dhunës”, tha deputetja.

Reagimi i zonjës Hajdari erdhi pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në Rrëshen dhe Durrës, ku dy gra u vranë në mënyrë barbare nga bashkëshortët e tyre. Euronews Albania kontaktoi me kryetaren e grupit parlamentar demokrat, për të marrë më shumë informacion mbi ngjarjen, por znj. Hajdari nuk u përgjigj.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?