Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha.
Malltezi kërkonte revokimin e masës së arrestit në shtëpi, por kërkesa u refuzua nga gjyqtari Engert Pellumbi, duke lënë në fuqi masën e sigurisë.
Kjo nuk ishte hera e parë që Malltezi kërkonte revokim të masës së sigurisë. Një tjetër kërkesë e tij e bërë më herët është rrëzuar më 24 janar të vitit 2025 nga Apeli i GJKKO-së.
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi që prej muajit nëntor të vitit 2023 është lënë në “arrest shtëpie” me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke e liruar nga burgu.
Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim lidhur me dosjen “Partizani”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kërkoi heqjen e masës “arrest në shtëpi”, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Malltezit
- Dosja “Partizani”, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin