Protesta e opozitës ka përshkallëzuar në një përplasje të fortë mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe uniformave blu.
Policia e Shtetit bën me dije se si pasojë e sulmeve me molotov dhe lëndë plasëse kanë mbetur të dëmtuar 10 efektivë të Policisë së Shtetit.
Gjithahstu bëhet me dije se të lënduar kanë mbetur dhe dy protestues, babë e bir.
Policia ka bërë thirrje për ndalimin e akteve të dhunshme dhe njofton se ka marrë masa për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në sulme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të Policisë.
Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.
Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie.
Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.
Policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore
LEXONI GJITHASHTU:
- Përshkallëzohet protesta, hidhet molotov mes efektivëve: Merr flakë dhe një qytetar
- VIDEO| Sulmohet me lëndë plasëse selia e PS-së, merr flakë godina
- VIDEO| Protestuesit përplasen me policinë, qëllohet me molotov: Shpërthime të shumta