Pasagjerët e anijes së pushimeve Diamond Princess kanë nisur më në fund të zbarkojnë pas dy javësh në karantinë në portin japonez të Jokohamës.
Pavarësisht kontrolleve të rrepta, qindra persona kanë rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit teksa ndodheshin në bordin e anijes “Diamond Princess”.
542 raste, në mesin e afro 4 mijë pasagjerëve dhe stafit të ekuipazhit, ishte shifra më e madhe e regjistruar në një vend jashtë Kinës.
Ekspertë mjekësore e kanë cilësuar si një dështim karantinën. Anija duket se ka shërbyer si një inkubator për virusin, në vend që të ishte si një godinë izolimi për të parandaluar përkeqësimin e përhapjes së sëmundjes.
Vetëm pasagjerët që nuk janë infektuar janë lënë të lirë, megjithëse ata i pret një periudhë izolimi kur të mbërrijnë në shtëpitë e tyre.
Jashtë Wuhanit, aty ku dhe u shfaq për herë të parë virusi, numri i rasteve të reja të infektuarve ka rënë.
Rusia tha se do të pezullojë përkohësisht hyrjen e shtetasve kinezë në vend, ndërkohë që qindra persona të kthyer nga Kina janë shtruar në spital si masë paraprake.
Komisioni Botëror i Shëndetësisë (OBSH) thotë se edhe pse shumë njerëz marrin një formë të butë të sëmundjes, një numër domethënës, rreth 20 për qind, sëmuren rëndë ose kalojnë në gjendje kritike.