English

Java e 35 e Superligës, Tiranës dhe Partizanit nuk u lejohen hapat fals

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kur mbeten dhe dy javë nga fundi i Superligës Shqiptare, gara për kreun vijon të jetë e ndezur, me ekipet e kryeqytetit të cilat kërkojnë trofeun.

- Advertisement -

Tirana dhe Partizani shpresojnë në një ndalesë të njëra-tjetrës, ndërsa ndeshjet e javës së 35 premtojnë surpriza.

Tirana kryesuese përballet me Bylisin, me ballshiotët të cilët janë mobilizuar dhe synojnë 3 pikët. Tekniku Orges Shehi e ka vlerësuar maksimalisht sfidën.

“Deri në fund duhet të kalosh dy pengesa, një është e nesërmja na duhet të jemi gjakftohtë dhe të uritur për çdo situatë që mund të na sjellë loja duke e ditur që janë shumë pak minuta deri në fund”, tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Në kampin e demave shpresojnë për një hap fals të rivalëve bardheblu.

“Në futboll gjithçka mund të ndodhë. Duke parë që kanë mbetur edhe 2 ndeshje është normale të ketë llogari të tilla. Duke mos e fituar derbin, kemi mundësi të bëjmë llogari për kundërshtarin. Kush është ndjekës bën llogari e kush kryeson jo. Janë 3 skuadra për mbijetesë dhe një përballet me ne e tjetra me Tiranën”, u shpreh Giovanni Colella, trajner i Partizanit.

Diferenca mes Tiranës dhe Partizanit është vetëm 2 pikë, ndërsa ndeshjet e fundit janë ato vendimtaret që mund të përmbysin gjithçka. Në përballjet e tjera Kukësi pret Erzenin, Teuta Egnatian dhe Vllaznia Laçin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?