English

Java e gabimeve në Superiore, kontestime në 3 ndeshjet e javës së 18-të

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Java e 18-të e Superiores regjistroi dhe fundin e fazës së dytë, por në tre nga pesë përballjet pati kontestime sa i përket gjykimit.

- Advertisement -

Duke nisur nga përballja Skënderbeu-Partizani, penalltitë e kampionëve morën reagime të shumta nga kampi korçar. Rezultati në favor të Skënderbeut i sfumoi pretendimet.

Edhe në përballjet e së mërkurës, Luftëtari pati rezerva sa i përket një goli të anuluar në ndeshjen me Kukësin.

Në pjesën e parë bluzinjtë e gjetën rrugën e rrjetës, por pas festës kuptuan se kryesori kishte kthyer vendimin duke akorduar faull në favor të ekipit të Kukësit.

Në sfidën mes Tiranës dghe Bylisit mjafotn të shihet kontestimi i trajnerit të skuadrës ballshiote, Veljko Dovedan, për të kuptuar kontestimin e ashpër për golin e dytë të bardhebluve.

Rezerva kishte dhe për realizmin e Elton Kales, me pretendimin se braziliani e kishte marrë topin me dorë.

Në dy fazat e para, java e 18-të rezulton si më e diskutuara deri më tani, sa i përket gjykimeve të gjyqtarëve.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?