English

Javën e ardhshme kryeministri Rama në Bruksel, temat kryesore: Konferenca e donatorëve dhe procesi i anëtarësimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këshilli i Ministrave Bashkimit Evropian mblidhet për herë parë ditën e martë 28 janar ku presidenca kroate do shpalosë përparësitë e saj për gjashtëmujorin  krye  Unionit.

- Advertisement -

Kroatët kanë një qasje pozitive për celjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Tema e zgjerimit do jetë një prej temave do diskutohen nën kapitullin “Një Evropë e fortë botë”

Të martën në Bruksel do të zhvillohet Këshilli i parë për këtë vit i Ministrave të BE-së për çështjet e përgjithshme, në të cilin Presidenca kroate do të paraqesë përparësitë për gjashtë muajt e ardhshëm në krye të Unionit.

Plani i deritanishëm është arritja e një ekuilibri për të bindur vendet dyshuese me metodologjinë e re, duke shtuar vlerësimin e ecurisë së reformave deri sot, pas propozimeve dhe raportit të ndërmjetëm në muajin shkurt nga Komisioni Evropian.

Në Bruksel të martën do të jetë në një vizitë zyrtare edhe Kryeministri Edi Rama, i cili do të pritet në një darkë pune nga Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.

Temat e pritshme të diskutimit do të jenë Konferenca e donatorëve e 17 shkurtit dhe ecuria e procesit të zgjerimit. Po ashtu për  folur mbi konferencën e donatorëve mbi tërmetinkryeminsitri, sic e lajmëroi edhe nga Roma, këtë javë do  takojë kancelaren gjermane Angela Merkel.

Ndërkohë mërkurën,  29 janar, kreu i qeverisë viziton zyrat qëndrore NATOs ku do  takohet me sekretarin e përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Nën cilësinë e kryetarit  presidencës OSBE, Kryeministri shqiptar do marrë pjesë Këshillin e Atlantikut  Veriut.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?