Gazetari Olsi Jazenxhi tha se sulmi ndaj shkrimtarit Salman Ruzhdie nga një i ri mysliman në Nju Jork është rrjedhojë e urrejtjes së të këtij komuniteti për imperializmin amerikan apo izraelit.
Me ‘Vargjet Satanike’, një libër që tallet me profetin Muhamed, sipas gazetarit, Rushdie provokoi urrejtje globale në komunitetin mysliman, që u promovua nga qarqet imperialiste të Perëndimit.
Sipas Jazexhiut, ‘Vargjet Satanike’ është një vepër e dobët artistikisht, me të cilën Rushdie, një emigrant indian me prejardhje myslimane, arriti të promovonte veten për përfitime personale.
Ai tha se nëse Rushdie do të kishte shkruar një roman për holokaustin ose çifutët, ai do përfundonte në burg, ndërsa e kundërta ndodh kur ai tallet me profetin Muhamed.
“Për mua është libër i dobët, që mezi lexohet. Përmes provokimit Rushdie ka promovuar veten. Nëse nuk do të ishte promovuar nga Perëndimi do ishte shitës në ndonjë dyqan pakistanez në Londër.
LEXONI GJITHASHTU:
- U qëllua 10 herë me thikë, Salman Rushdie del nga intubimi dhe mund të flasë
- Botoi vargjet satanike të Rushdie në shqip, Dudaj: Jam kërcënuar me e-mail