English

Jep dorëheqjen Kryeministri i Sllovenisë dhe bën thirrje për zgjedhje të reja

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Sllovenisë, Marjan Šarec, ka dhënë dorëheqjen gjatë së hënës, duke bërë më pas thirrje për zgjedhje të reja, teksa koalicioni qeverisës po përballet me një ngërç politik.

- Advertisement -

Ai tha se qeveria e tij, e cila është në pakicë, nuk është më e aftë të çojë përpara legjislacione të rëndësishme.  

Deklarata e tij erdhi pak pas dorëheqjes së ministrit të Financave, Andrej Bertoncelj.

“Kam vepruar në mënyrë profesionale dhe transparente gjatë gjithë kohës, duke u përpjekur për të marrë masa për të shtuar mirëqenien ndër breza të popullit tonë dhe rritur qëndrueshmërinë financiare afatmesme”, tha Šarec për një televizion lokal.

“Me këtë koalicion, me këtë gjendje në parlament, nuk mund t’i përmbush pritshmëritë e popullit. Do të kem mundësi ti përmbush pas zgjedhjeve” tha Šarec.

Ndërsa, presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, do i duhet tashmë të fillojë konsultimet me partitë e ndryshme të përfaqësuara në parlament, për të parë nëse ndonjëra prej tyre është në pozitë për të formuar qeverinë e re.

Šarec e nisi karrierën e tij si humorist përpara se të hynte në politikë. Ai krijoi një koalicion liberal, në krah të një partie të krahut të djathtë e cila fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të qershor 2018.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?