English

Presidenti i Ukrainës refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Honcharuk

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyi nuk e ka pranuar kërkesën për dorëheqje të kryeministrit Oleksiy Honcharuk.

- Advertisement -

Pak më parë, Honcharuk kishte thënë se kishte dorëzuar kërkesën e tij për dorëheqje, pasi në një incizim dëgjohej teksa thoshte se presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky, nuk dinte asgjë për ekonominë.

“Për t’i hequr të gjitha dyshimet për sa për i përket respektit dhe besimit që kam ndaj presidentit, kam firmosur letrën time të dorëheqjes dhe ia kam dërguar. z. Zelensky”, shkruante Honcharuk në Facebook.

Më herët gjatë javës, në media doli një incizim në të cilën Honcharuk dëgjohej që bënte komente përçmuese për njohuritë e presidentit të vendit mbi fushën e ekonomisë.

Në postimin e tij, Honcharuk e përshkruante Zelensky “si një burrë të cilin ukrainasit i kanë dhënë besim të paprecedentë” dhe tha se ishte krenar për qeverisjen e tij “se në pak muaj, kishin arritur shumë”.

Honcharuk tha se incizimi ishte një përmbledhje “fragmentesh të regjistruara gjatë takimeve qeveritare” dhe fajësoi “grupe me influencë” ende të paidentifikuara që e kanë bërë të duket sikur ai nuk e respekton presidentin.

“Nuk është e vërtetë”, këmbënguli kryeministri.

Të enjten, deputetët e partisë opozitare “Platforma Opozitës – Për Jetë” kërkuan dorëheqjen e Honcharuk, duke thënë se ai dhe kabineti i tij kishin diskretituar presidentin si dhe thelluar krizën ekonomike në vend.

Parlamenti I Ukrainës, Rada, duhet tashmë të votojë nëse do e pranojnë ose jo dorëheqjen e kryeministrit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?