English

Jepet pretenca për inceneratorin e Tiranës, kërkohet 4 vite burg për Lefter Kokën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pretencën për një nga dosjet e inceneratorit të Tiranës.

- Advertisement -

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre, veprim të kryer në bashkëpunim. Prokurori Dritan Prenci ka kërkuar që Lefter Koka të dënohet me 4 vite burg për këtë akuzë.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi kërkuar ulet me 1/3-ën, duke e reduktuar atë në 2.8 vite heqje lirie.

Krahas Kokës, prokurori Dritan Prenci kërkoi gjatë seancës dënime dhe për ish-zyrtarë dhe individë të tjerë të lidhur me projektet e menaxhimit të mbetjeve.

Kërkesat e prokurorisë janë si më poshtë:

  • Erjon Murataj: 4 vite burg, 2.8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
  • Bledar Karoli: 4 vite burg, 2.8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
  • Taulant Tusha: 4 vite burg, 2.8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
  • Namik Simixhiu: 4 vite burg, 2.8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
  • Valbona Ballgjini: 2 vite burg, konvertuar në shërbim prove për shkak të gjykimit të shkurtuar.
  • Sidita Kopliku: 2 vite burg, konvertuar në shërbim prove për shkak të gjykimit të shkurtuar.
  • Jetmir Llapaj: 2 vite burg, konvertuar në shërbim prove për shkak të gjykimit të shkurtuar.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?