Patosi, qyteti i naftëtarëve ka më shumë se 4 400 pensionistë, pjesa më e madhe e të cilëve kanë punuar në industrinë e naftës.
Bankers Petroleum Albania i është gjendur pranë kësaj shtrese të komunitetit duke kryer rikonstruksionin e plotë të “Parkut të Pensionistëve të Patosit”. Mes ndërtimit të lulishtes, vendosjes së tavolinave dhe stolave, rikrijimit të mjediseve çlodhëse dhe argëtuese kjo hapësirë i plotëson më së miri nevojat dhe kërkesat e pensionistëve sepse komunikon me zonën e brendshme të Pallatit të Kulturës ku operon një lokal bar dhe një sallë për moshën e tretë.
Ky investim ka ndikuar drejtpërsëdrejti në jetesën e gjithë qytetarëve të Patosit të cilët frekuentojnë çdo ditë parkun e rikonstruktuar.
LEXONI GJITHASHTU: