Bruce Willis do të heqë dorë nga karriera si aktor pas diagnostikimit me afazi, që ndikon në aftësitë e një personi për të folur dhe shkruar.
Familja e aktorit, përfshirë bashkëshortja Emma Heming-Willis dhe ish-gruaja Demi Moore kanë bërë të ditur gjendjen e tij përmes reagimeve në Instagram.
67-vjeçari është i njohur gjerësisht për rolin e John Mçlane në filmin ‘Die Hard’.
Willis ka 5 vajza, tre me Moore dhe dy me Heming-Willis.
Ai e nisi karrierën në fillim të viteve 1980.
Filmat e tij, përfshirë ‘The Sixth Sense’, ‘Armageddon’ dhe ‘Pulp Fiction’ kanë mbledhur rreth 5 miliardë dollarë në të gjithë botën.
Aktori është nominuar 5 herë për Golden Globe dhe ka fituar një çmim me ‘Moonlighting’.