Propozimi për martesë është shumë personal dhe në fakt kur është fjala për momentin e veçantë ka njerëz që preferojnë ta kenë publik dhe të tjerë që preferojnë privatësinë.
Një studim i Euroneës sjell 5 vendet më interesante ku me siguri do të merrni një “po” si përgjigje të propozimit tuaj.
Saunat e Helsinkit
Vendi i mrekullive të dimrit është një sfond ideal për të dashuruarit. Helsinki ofron shumë më shumë se dëbora, arkitektura madhështore dhe ambientet intriguese do impresiononin partnerin-en tuaj.
Edinburgu
Në vendin e katërt renditen spa-të e shumta të Edinburgut që jo vetëm do e bënin të paharrueshëm propozimin për martesë, por dhe tejet intim.
Sheraton Grand Hotel and Spa dhe The Kitchen, që shërbejnë produkte të freskëta sezonale, janë dy nga pikat tona të preferuara në Edinburg.
Dashuria është në ajër në Madrid
Art dhe ushqim i mirë. Këto do shoqërojnë propozimin tuaj në Madrid. Dashuria sigurisht që do të jetë në ajër pas një pasdite duke u endur nëpër muzeun Prado, ose një mbrëmje duke u kënaqur me tapas ose verë të mirë.
Për një vend më piktoresk propozimesh, shikoni Parkun El Retiro – pjesë e një siti të trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Një propozim piktoresk në Londër
Sfondet e mrekullueshme që ofrohen në Londër dhe parqet që të mbushin me ndjesi të mira janë patjetër mundësi shumë e mirë për një propozim për martesë. Nga bishtajat e Syrit të Londrës, te maja e Shardit, stolat e Hampstead Heath dhe lartësitë me gjethe të Sky Garden, ka një vend që i përshtatet çdo çifti.
Parisi është padyshim qyteti i dashurisë
Parisi zë vendin e parë, jo më kot quhet qyteti i dashurisë. Bulevardet e bukura, ushqimi i shijshëm dhe historia e pasur e filmit e bëjnë atë një nga destinacionet më romantike në botë.
LEXONI GJITHASHTU:
‘Portret i pambaruar’, filmi për dashurinë në diktaturë nëpër kinema