Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Hekuran Meneku” në qytetin e Patosit kanë mundësi të ndjekin mësimin, por edhe aktivitetet sportive në mjedise të rehabilituara falë investimit të Bankers Petroleum Albania.
Shkolla e cila ndodhet në lagjen “29 Marsi” i shërben çdo vit 277 nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Investimi i Bankers Petroleum Albania përfshin rikthimin e gjelbërimit dhe funksionimin sa më të mirë të aktiviteteve sportive në shkollë.
Një risi e kësaj shkolle janë mjediset e përshtatshme për zhvillimin e kompeticioneve të ndryshme sportive ndërmjet shkollave apo aktiviteteve të ndryshme.
Sipërfaqja totale ku shtrihet shkolla “Hekuran Maneku” është 6 600 metër katror.
LEXONI GJITHASHTU: