Në telajon e një shoferi, hapet në Vlorë ekspozita e 80-vjeçarit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rahmi Dervishaj është 80 vjeç. Gjithë jetën ka qenë shofer por një nga rrugëtimet më të apasionuara ka qenë piktura.

Ai nuk e ndoqi dot shkollën e pikturës por gjithsesi ndër vite e kultivoi pasionin për të ardhur me një ekspozitë në Galerinë e Arteve në Vlorë.

Janë 25 piktura të cilat kanë në qendër dashurinë për Vlorën, qytetin ku u lind dhe u rrit.

“Unë jam shofer që në 62-shin, shofer parku, shofer autobusi. S’kam shkollë, ku kam shkollë pikture. Nga piktura në pikturë unë shikoja ndryshime dhe pastaj më erdhi energjia që të bëja një ekspozitë,” – u shpreh Dervishaj.

Piktori Edi Kojani e cilëson ekspozitën mjaft të veçantë ndërsa tregon fragmente të shoferit të dashuruar me pikturën.

“E mbaj mend kur isha nxënës që pikturonim dhe shkonim në studiot e Agronit, Skënderit apo Nestorit dhe unë shikoja dhe Rahmiun. Aty marr vesh që Rahmiu pikturonte dhe ja sot ai vjen me një ekspozitë me 25 punë, janë interesante, ka elementë me të vërtetë profesional dhe artistik,” – tha Kojani.

Miq dhe dashamirēs nuk kanë munguar në ekspozitë. Ekpsozita e Rahmi Dervishaj 80 vjeçarit energjik dhe të apasionuar me artin do të qëndrojë e hapur deri më 27 prill.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Rreth 40 milionë njerëz në SHBA kanë rënë viktimë e mashtrimeve, thotë Civici

Ekonomisti Ardian Civici, i cili kohët e fundit ka botuar librin "Mashtruesit Financiarë", deklaroi se mashtrimi nuk është vetëm fenomen shqiptar, por edhe i...

Shtrenjtohet energjia elektrike në Maqedoninë e Veriut

Prej muajit të ardhshëm, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të paguajnë fatura më të shtrenjta për energji elektrike, për mesatarisht 7.4 përqind. Njoftimin e...

Civici: Mashtruesit financiarë janë gjenialë, gjejnë dobësitë e sistemit

Ekonomisti dhe autori i librit "Mashtruesit financiarë", Ardian Civici thotë se këta persona janë gjenialë, pasi arrijnë që të gjejnë dobësitë e sistemit dhe...

TË FUNDIT

Grevat dhe vonesat në aeroporte çorodisin transportin ajror në BE

Grevat, vonesat dhe mungesa e stafit po e kthejnë transportin ajror evropian në ferr për këtë verë. Shtetasi belg Daniel Rothier është mes viktimave. Udhëtimi...

Lajçak pas takimit me Rakiç: Biseduam për procesin e dialogut

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak vizitoi këtë të mërkurë Mitrovicën e Veriut. Lajçak u takua me ministrin për Komunitete...