Venecia spraps propozimin për taksimin e turistëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tarifa që turistët do të duhet të paguajnë për të hyrë në Venecia do të shtyhet për vitin tjetër, njoftuan autoritetet vendase të hënën sipas një artikulli ekskluziv të Euronews.

Sprapsja nga vendimi ka ardhur vetëm disa ditë përpara nisjes së aplikimit të tarifës, pasi autoritetet patën paralajmëruar se turistët do taksohen duke filluar nga qershori.

Përse Venecia po kërkon të taksojë turistët?

Autoritetet ranë dakord për vendosjen e tarifës hyrëse pas mbipopullimit me turistë gjatë fundjavës së Pashkëve.

Ata thanë se taksa është e nevojshme për të ulur numrin e turistëve që vizitojnë qendrën historike të qytetit për një ditë të vetme.

Ideja e tarifës është diskutuar edhe më herët, përkatësisht gjatë periudhës së pandemisë, vetëm për t’u shtyrë më pas për shkak kufizimit të lëvizjeve në Itali dhe gjetkë.

Por me kthimin fluksit të vizitorëve si në kohët përpara pandemisë, u rikthye dhe propozimi i autoriteteve lokale për të miratuar tarifën për të hyrë në qytet.

Gjatë kulmit të sezonit, numri i turistëve shkon, një shifër që e tejkalon në masë popullsinë vendase prej vetëm 50 mijë banorësh.

Në kulmin e sezonit, Venecia ka regjistruar shifra si 110 mijë turistë në ditë, më shumë se dyfish e popullsisë vendase prej rreth 50 mijë banorësh.

Cilët turistë do jenë të detyruar të paguajnë tarifën?

Tarifa hyrëse do të jetë e aplikueshme vetëm për ata turistë që e vizitojnë Venecian për një ditë. Thënë ndryshe, turistët që kanë rezervuar në një prej hoteleve të qytetit, përjashtohen nga tarifa.

Sa kushton tarifa e turistit?

Në 2023, turistët që shkojnë në Venecia vetëm për një ditë do të duhet të rezervojnë më herët dhe të paguajnë tarifën përmes një aplikacioni.

Kostot do të variojnë nga periudha e udhëtimit, duke nisur nga 3 euro deri në 10 euro gjatë kulmit të sezonit.

Kur do të hyjë në fuqi tarifa?

Këshilli Bashkiak njoftoi se sistemi i rezervimit dhe pagesave online do të hyjë në fuqi më 16 janar.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Kosova merr vendim për targat, reciprocitet me Serbinë për letërnjoftime

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme elektronike mori vendim të mundësojë regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura...

Samiti i NATO-s, Rama: Kosova të ftohet në mekanizmin e Partneritetit për Paqe

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar në Samitin e NATO-s, mbajtur në Madrid, që Kosova të ftohet në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Lajmin e ka...

Rreth 40 milionë njerëz në SHBA kanë rënë viktimë e mashtrimeve, thotë Civici

Ekonomisti Ardian Civici, i cili kohët e fundit ka botuar librin "Mashtruesit Financiarë", deklaroi se mashtrimi nuk është vetëm fenomen shqiptar, por edhe i...

TË FUNDIT

Shtrenjtohet energjia elektrike në Maqedoninë e Veriut

Prej muajit të ardhshëm, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të paguajnë fatura më të shtrenjta për energji elektrike, për mesatarisht 7.4 përqind. Njoftimin e...

Civici: Mashtruesit financiarë janë gjenialë, gjejnë dobësitë e sistemit

Ekonomisti dhe autori i librit "Mashtruesit financiarë", Ardian Civici thotë se këta persona janë gjenialë, pasi arrijnë që të gjejnë dobësitë e sistemit dhe...