English

“Jo dy kredi njëherësh”- Ndryshojnë kushtet e mikrofinancës, tavan për këstet e huas

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një institucion financiar jobankë nuk do të lejohet të japë në të njëjtën kohë më shumë se dy kredi konsumatore për të njëjtin huamarrës. Ky është rregulli i ri shtrëngues, që kërkon të vendosë Banka e Shqipërisë në mikrofinancë.

- Advertisement -

Po ashtu, për të shmangur rreziqet për shtimin e kredive të këqija, rregullorja e re cakton një vlerë tavan të kësteve të kredisë në raport me të ardhurat mujore neto të huamarrësve.

Vlera e raportit të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave nuk duhet të tejkalojë vlerën prej 40%.

Kjo vlerë mund të jetë më e lartë vetëm në rastet kur kredimarrësi ka evidenca të mjaftueshme që niveli më i lartë i raportit nuk cënon pagesën e detyrimeve të kredisë.

Institucioni financiar, në llogaritjen e të ardhurave për qëllime të vlerësimit të aftësisë paguese të konsumatorit, merr në konsideratë të ardhurat e tij bazuar në të dhënat e të paktën 6 muajve të fundit përpara momentit të kryerjes së analizës financiare.

Këto procedura janë të ngjashme me ato që zbatojnë bankat tregtare në vend, për të gjithë klientët që kërkojnë kredi konsumatore dhe synohet të vendosen në sektorin e mikrofinancës për të shmangur praktikat e abuzimeve që janë evidentuar deri më sot.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?