English

Jo garë armatimesh, NATO e vendosur të ndalojë çdo lloj përkeqësimi të situatës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

NATO do të bëjë të pamundurën për të ndaluar zhvillimin e një gare të re armatimesh me Rusinë. Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit me ministrat e Mbrojtjes në Bruksel.

- Advertisement -

“Ne do të bëjmë të pamundurën për të parandaluar një garë të re armatimesh. Një garë armatimesh, veçanërisht me armë nukleare, nuk është në të mirë të askujt. Është e rrezikshme dhe e shtrenjtë”, – tha sekretari i përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg.

Z. Stoltenberg iu referua vendosjes së raketave të lundrimit Novator 9M729 nga Rusia. Ai i u shpreh se me një vendim të tillë, Rusia ka shkelur kushtet e traktatit të vitit 1987, i cili ndalon raketat me bazë tokësore, me rreze të mesme në Evropë. Rusia nga ama e saj i ka mohuar kategorikisht shkeljet.

Stoltenberg vlerësoi gjithashtu rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e vendeve aleate, të cilat sipas tij do të krijojnë një vend më të sigurt për qytetarët.

“Ne kemi parë një rritje të paparë në shpenzimet e mbrojtjes në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut me një shtesë prej 400 miliardë dollarësh amerikanë deri në fund të vitit 2024. Kjo po e bën NATO-n më të fortë, por duhet të vazhdojmë vrullin, për t’i mbajtur vendet tona të sigurta në një botë të paparashikueshme”, – shtoi Stoltenberg.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?