English

“Jo kërcënim madhor”, Biden për balonën kineze: S’i theu dot barrierat e sigurisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se nuk beson që balona-spiune kineze që fluturoi mbi Shtetet e Bashkuara të ketë qenë një kërcënim madhor.

- Advertisement -

Në një intervistë televizive, Biden tha se nuk pendohet për mënyrën se si menaxhoi situatën, duke iu referuar rrëzimit të saj kur ndodhej mbi oqeanin Atlantik pasi kishte udhëtuar nëpër Shtetet e Bashkuara.

Disa ligjvënës e kanë kritikuar presidentin për faktin se ai nuk e shkatërroi më herët objektin.

“Nuk është një thyerje madhore e masave tona të sigurisë. Por ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar. Jemi në hapësirën tonë ajrore dhe nëse objekti hyn, ne mund të bëjmë ç’të duam me të”, deklaroi Biden.

Kreu i shtetit nënvizoi se ushtria ishte e shqetësuar se shkatërrimi i mjetit mbi tokë do të kishte vënë në rrezik njerëzit në terren.

“Ata morën një vendim të mençur. Ata e qëlluan kur ndodhej mbi det dhe aktualisht po mbledhin pjesët e saj”, tha Biden.

Të enjten, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një rezolutë që e konsideron balonën një “shkelje të turpshme” të sovranitetit amerikan. Një lëvizje kjo e kritikuar nga Kina, që e ka cilësuar si të ekzagjeruar dhe të motivuar politikisht.

Balona hyri për herë të parë në hapësirën ajrore amerikane më 28 janar nga Alaska dhe u qëllua fundjavën e kaluar kur ndodhej në brigjet e Karolinës së Jugut, ku pjesët e saj po mblidhen nga marina.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×