English

Jo më taksë progresive, të vetëpunësuarit do tatohen 15% nga 1 janari 2023

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tatimi mbi të ardhurat për profesionet e lira dhe tregtarët e vegjël të vetëpunësuar do të bëhet 15% nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

- Advertisement -

Qeveria është tërhequr nga varianti i parë i projektligjit “Mbi Tatimin e të Ardhurave”, ku vendoste taksë progresive 13, 23 dhe 28% në bazë të nivelit të të ardhurave.

Në projektligjin e ri që ka përgatitur për të nxjerrë për konsultim publik, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vendosur të lerë në fuqi nenet që tatojnë të ardhurat nga biznesi si të ardhura personale, ku përfshihen edhe sipërmarrësit e vegjël, por në fund të ligjit zotohet të hartojë një listë të veçantë nga Këshilli i Ministrave për të përjashtuar disa kategori.

Kategoritë që do të vazhdojnë të mbajnë taksim zero nuk janë vendosur me ligj, me përjashtim të koorporatave, ose bizneseve të formës juridike që kanë një xhiro deri në 14 milionë lekë në vit. Ata do të vazhdojnë të operojnë pa taksa mbi fitimin.

Kategorive që do t’u rikthehet taksa 15% do t’u lejohet që nga të ardhurat të zbresin disa shpenzime që kanë për aktivitetin e tyre siç është furnzimi me mallra, investimet në pajisje apo faturat mujore të qirasë.

Edhe tatimi për të ardhurat nga prona, interesat, të drejtat e shfrytëzimit të mineraleve dhe hidrokarbureve të do mbeten 15% dhe jo 13, 23 dhe 28% si në variantin e parë.

Zero të vazhdojë të jetë taksa për hotelet që kanë një markë “brand ndërkombëtar” që njihen si investime strategjike, ndërsa për strukturat akomoduese të agroturizimit tatimi të mbetet 5%.

LEXONI GJITHASHTU

2 COMMENTS

  1. Mos harroni qe nese nje i vetepunesuar, merr mbi 50% te te ardhurave nga nje klient, apo 90% te te ardhurave nga 2 klient, tatohet me shkalle progresive.

    Bejeni te plote lajmin

  2. Ishte drafti i pare. Sic shkruan artikulli:

    > Qeveria është tërhequr nga varianti i parë i projektligjit “Mbi Tatimin e të Ardhurave”, ku vendoste taksë progresive 13, 23 dhe 28% në bazë të nivelit të të ardhurave

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×