English

Jo muzikë pas orës 24:00, qeveria miraton amendimin e ligjit të zhurmave në mjedis

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sezoni i ri turistik parashikohet të jetë i qetë sa i takon zhurmave në orët e vona të natës.

- Advertisement -

Me amendimin e ligjit për vlerësimin e zhurmave në mjedis qeveria i ka hapur dritën jeshile monitorimit më të mirë të situatës.

“Është një punë 1-vjeçare, por edhe si rezultat i gjithë vëzhgimit që kemi bërë vitin e kaluar në sezonin turistik, ku një nga shqetësimet më të mëdha ishte ndotja akustike në nivele të larta për shkak të muzikës së shpërndarë në lokale bare e restorante”, tha Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit dhe Mjedisit.

Ligji parashikon fasha orare për lejimin e muzikës, duke I thënë asaj “stop” pas mesnate.

“Fashat orare për sezonin e verës dhe aktivitetet muzikore të përditshme do të jenë 12:00 e drekës deri në 12:00 të natës dhe policia do të marrë kompetencat për të kontrolluar aktivitetet ekonomike që nuk respektojnë këto norma”, u  shpreh ministrja.

Kompetencat për të mbajtur nën monitorim zbatueshmërinë e ligjit do të jenë të mirëpërcaktura.

“Do të ketë një ndarje më të qartë të kompetencave midis policisë bashkiake që do të vazhdojë të kontrollojë dhe do të pajiset me mjete certifikuese të akredituata. Pra, një ndarje më të qartë të kompetencave për t’i dhënë fund topit që hidhej sa te mjedisi, shëndetësia, policia dhe bashkia”, tha Kumbaro.

Një detyrë e re për bashkitë me hyrjen në fuqi të këtij ligji, është edhe përcaktimi i hartës së zhurmave për të përcaktuar zonat e banuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×