English

Joe Biden apel qytetarëve të bashkohen kundër Trump

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kandidati demokrat për president, Xho Bajden në një fjalim të mbajtur pas fitores në votimet e Super së Martës, u bëri thirrje votuesve që t’i bashkohen lëvizjes së tij për të mposhtur Donald Trump.

- Advertisement -

“Shikoni rezultatet, shikoni si po shkojnë gjërat, ne po nxjerrim më të mirën e kësaj fushate. Njerëzit prapa meje po tërheqin persona që nuk kanë votuar më parë dhe kjo për mua është një provë se vizioni pozitiv dhe progresiv që kemi ofruar për kombin po bën jehonë në mbarë vendin”, ka deklaruar Biden.

Biden fitoi pjesën dërrmuese të 14 shteteve në zgjedhjet e super së martës, përfshirë Teksasin e pasur. Performanca e fortë e tij i dha fund statusit të Berni Sanders si kryesues i garës mes demokratëve dhe bëri që ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Majkëll Blumberg të japë dorëheqjen. Duke njoftuar lëvizjen e tij, ky i fundit shprehu mbështetjen e palëkundur për Bajden, duke e konsideruar personin e duhur për të mposhtur Donald Trump.

 “Gjithmonë kam besuar se mposhtja e Donald Trump fillon me bashkimin pas kandidatit të duhur për ta bërë atë. Dhe pas votimit të së martës, është e qartë se kandidati i duhur është miku im dhe amerikani i mirë, Xho Bajden”, tha Bloomberg.

Fitorja e Bajden i bëri përshtypje edhe vetë presidentit Trump, që tha se, për ish-zëvendës presidentin ishte një kthim i madh në garë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?