English

Johnson: Do të shkoj në Samitin e G20-ës edhe nëse vjen Putin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi se do të jetë i pranishëm në Samitin e G20-ës, që do të zhvillohet në dhjetor në Bali të Indonezisë, edhe nëse presidenti rus, Vladimir Putin do të jetë i pranishëm.

- Advertisement -

Johnson u shpreh se do të ishte i habitur nëse Putin do të paraqitej në Samit, megjithëse paralajmëroi se shefi i Kremlinit nuk do e linte bosh karrigen e tij, teksa shikon mbështetjen e Perëndimit për Ukrainën, shkruan Independent.

“Po, ai është ftuar zyrtarisht. Unë nuk mendoj se do të shkojë. Pyetja është: ne si vende perëndimore a i lirojmë vendet tona në G20 dhe a ia lëmë të gjithë argumentin Kinës, Rusisë? Pjesa më e madhe e bisedës në G7 ka qenë rreth asaj, a po bëjmë mjaftueshëm për të fituar mbi votuesit e lëkundur?

Ne duhet të bëjmë më shumë që Ukraina të fitojë. Mendoj se nëse liron diçka si G20, rrezikon t’ua japësh mundësinë e propagandës të tjerëve”, është shprehur kreu i qeverisë britanike.

Rusia vijon të jetë anëtare e G20-ës, pavarësisht se është përjashtuar nga G8 dhe Kremlini ka thënë se Putin planifikon të marrë pjesë personalisht në samitin e Balit.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×